02 Maj 2024

BQE: Rritja ekonomike në Eurozonë mbetet e dobët

Frankfurt, 16 qershor - Rritja ekonomike në vendet e Eurozonës vazhdon të jetë e dobët, ndërkohë që pasiguria për situatën financiare është mjaft e theksuar.

Vlerësimi vjen nga Banka Qendrore Europiane në parashikimin mujor për situatën në vendet e Eurozonës. Kjo bankë parashikon gjithashtu se inflacioni do të qëndrojë mbi 2 përqind këtë vit përpara se të fillojë të shënojë rënie në vitin 2013.

Ndërkohë, presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso kërkoi para Parlamentit Europian që vendet anëtare të heqin dorë nga sovraniteti kombëtar në luftën kundër krizës ekonomike.

Barroso kërkoi që procesi të përshpejtohet. Bashkimi Evropian gjendet në fazën vendimtare për tejkalimin e krizës, thotë ai.

Sa i përket papunësisë së lartë, ai foli për \"gjendje emergjente sociale\", ku duhet ndërmarrë masa të menjëhershme që mundësojnë stabilitet afatgjatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)