05 Maj 2024

BQE nuk ndryshon normën bazë të interesit

Bruksel, 10 shtator - Banka QendroreEvropiane vendosi të enjten në Frankfurt, të mbajë të pandryshuar përqindjen e normës bazë të interesit në nivelin 1.5 për qind.

Në prill dhe korrik të këtij viti, Banka Qendrore Evropiane e rriti dy herë normën bazë të interesit përkatësisht në 0.25 për qind.

Analistët mendojnë se për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike në Eurozonë dhe krizës së borxheve, Banka Qendrore Evropiane do ta ruajë këtë nivel për një kohë të gjatë.

Nëse do të vazhdojë rritjen e normës së interesit, banka do të ushtronte ndikim negativ mbi rimëkëmbjen e Greqisë dhe të Portugalisë.

Në këtë mënyrë, disa ekonomistë i bënë thirrje Bankës, të mos ngrejë më përqindjen e interesit, që të nxitë rritjen ekonomike dhe të parandalojë recesionin.

Po të enjten zhvillimet ndikuan në rënien çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar. Shkak është shtimi i aplikuesve amerikanë për ndihmën e papunësisë, fjalimi i kryetarit të Bordit të FED-it Ben Bernanke dhe rreziku i rënies së ekonomisë evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)