15 Maj 2024

BQE nuk e ndryshon normën bazë të interesit

Frankfurt, 11 shkurt - Banka Qendrore Europiane (BQE) e ka lënë të palëvizur normën bazë të interesit, në nivelin 1.0 për qind.

Presidenti i BQE-së Mario Draghi vëren se tre muajt e fundit të vitit të kaluar nuk ishin aspak të mirë, por thotë se ende shihen disa shenja pozitive:

\"Treguesit e sondazheve pohojnë disa shenja paraprake të një stabilizimi të vogël të veprimtarisë ekonomike në periudhën e ndërrimit të viteve. Megjithatë, perspektiva e ekonomisë mbetet mjaft e pasigurt dhe ka rrezik uljeje të saj.\"

Në dhjetorin e vjetshëm BQE-ja u dha 489 miliardë euro bankave të përfshira në programin e saj të parë 3-vjeçar të kredive shumë të lira dhe pritet ta përsërisë një ofertë të tillë pas tre javësh.

Shpresohet që këto kredi të forcojnë sektorin bankar europian dhe, nga ana tjetër, t\'i ndihmojnë bankat t\'u huajnë më shumë para bizneseve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)