05 Maj 2024

BQE mund të rrisë normën në fund të 2011

Bruksel, 7 shkurt - Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Europiane, Jose Manuel Gonzalez-Paramo, tha se banka e Europës do të detyrohet të rrisë normën bazë të interesit në rast se norma e inflacionit nuk nisë të bjerë deri në fund të këtij viti.

Gonzalez-Paramo në një intervistë për të përditshmen spanjolle ABC tha se Banka Qendrore Europiane është e bindur se rritja aktuale e inflacionit është e përkohshme dhe e lidhur me çmimet e lëndëve të para. “Ne shpresojmë se inflacioni do të nisë të bjerë diku nga fundi i vitit," tha Gonzalez-Paramo.

Në mbledhjen e fundit në ditën e enjte banka qendrore europiane nuk e ndryshoi normën bazë të interesit që është në nivelin më të ulët historik të 1 për qind. Paralelisht banka hodhi poshtë të gjitha spekulimet mbi shanse të larta të rritjes së normës së interesit në terma afatshkurtra duke thënë se inflacioni më shumë se pritshmëria regjistruar në muajin e kaluar nuk do të kalojë në vlerësimin afatmesëm të riskut të çmimeve.

Gonzalez-Paramo përjashtoi çdo mundësi të stanjacionit ekonomik në eurozonë për shkak të inflacionit në 2 për qind, ndërsa për Spanjën tha se është një rast i veçantë. Ai tha se Spanja duhet të paguajë koston e ndikimit të rritjes 10 vjeçare të sektorit të pasurive të patundshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)