01 Nëntor 2024

BQE do të marrë masa për të ruajtur euron

Frankfurt, 27 korrik - Banka Qendrore Evropiane thotë se do të bëjë çdo gjë që është e nevojshme për të ruajtur euron.

Presidenti i bankës, Mario Draghi tha në një konferencë investimesh në Londër se institucioni kryesor financiar i Evropës është “gati të bëjë çdo gjë” për të ruajtur monedhën”.

Komentet e tij sugjerojnë se banka mund të blejë bono spanjolle dhe italiane në ditët e ardhshme, në vend që të lërë të dy vendet të merren me pasiguritë e tregjeve financiare në botë ndërsa kërkojnë të shlyejnë borxhin.

Ndërkohë qeveria greke ka finalizuar një plan për të shkurtuar 14 miliardë dollarë nga buxheti i saj në dy vitet e ardhshme për të plotësuar kërkesat e huadhënësve.

Udhëheqësit e koalicionit në pushtet në Greqi duhet t’i japin marrëveshjes miratimin përfundimtar.

Marrëveshja e sotme vjen ndërsa ministri grek i Financave Yannis Stournaras takohet me ekipin e auditorëve nga Bashkimi Evropian, Fondi Monetar dhe Banka Qëndrore Evropiane për të pare përparimin e vendit në përmbushjen e kërkesave për masat shtrënguese.

Kryeministri grek Antonis Samaras është planifikuar të zhvillojë bisedime me presidentin e Komisionit Evropian Manuel Barroso.

Samara tha në fillim të javës se ekonomia e zhytur në recesion mund të rritet përsëri deri në fillim të vitit 2014.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)