01 Prill 2023

Bota po kërcënohet nga një krizë e fortë çmimesh

Romë, 21 nëntor - Organizata Botërore e Ushqimit parlajmëron se bota po kërcënohet nga një krizë e fortë çmimesh, e cila mund të shpërthejë vitin e ardhshëm.

Në raportin e fundit për ushqimin të publikuar vetëm një ditë më parë, FAO vëren se prodhimi bujqësor për këtë vit ka rënë, dhe rezervat pritet të ulen.

Kjo situatë e ofertës së ulët po përcillet me rritje të cmimeve në tregjet botërore, gati për shumicën e prodhimeve bujqësore.

Pas rritjes së fortë të drithërave gjatë verës, të tjerë artikuj ushqimore janë duke shënuar rritje cmimesh.

Organizata e Ushqimeve vëren se cmimet e sheqerit kanë arritur nivelin më të lartë të 30 viteve të fundit, ndërkohë që shtrenjtime të forta ka edhe për mishin dhe produktet e bulmetit.

Përgjatë gjithë gjashtë muajve të fundit cmimet e ushqimeve në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar vetëm rritje. FAO paralajmëron se rritje mund të jetë edhe më e madhe vitin që vjen nëse prodhimi botëror nuk do të rritet ndjeshëm.

Por ushqimet nuk janë të vetmet produkte që po shtrenjtohen. Edhe lëndët e para po shënojnë rritje cmimesh.

Sipas "Financial Times", mineralet dhe lëndët e tjera bazë që përdoren në industri janë shtrenjtuar me 23 për qind krahasuar me vitin e kaluar, karburantet me 10.6 për qind dhe  ato të shërbimeve në tërësi me 21.7 për qind. Inflacioni që vitin e kaluar në Eurozonë ishte nga 0-1 për qind tani në shumë vende po kapërcen nivelin 4 për qind.

"The Economist" liston disa arsye se pse cmimet po rriten. E para ka të bëjë me politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shtetit Amerikan, e cila ka vazhduar të injektojë sasira të mëdha dollarësh në ekonomi, ndërsa një shkak tjetër është rritja e kërkesës botërore, sidomos nga vendet në zhvillim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)