26 Prill 2024

Bota ka nevojë urgjentisht për një rend të ri ndërkombëtar financiar

Bruksel, 27 mars - Komisioni ekonomik i parlamentit evropian do ta modernizojë arkitekturën globale financiare. Për këtë arsye ai kërkoi këshillën e tre personave me ndikim në politikën financiare evropiane dhe ndërkombëtare.

Tre nga personat me më ndikim në politikën financiare evropiane dhe ndërkombëtare dhanë përgjigje dhe këshilluan komisionin ekonomik të parlamentit evropian. Tema modernizim i i arkitekturës globale financiare. Ekspertët: Presidenti i bankës qendrore italiane Mario Draghi, i cili ka shanse të mira të jetë presidenti i ardhshëm i Bankës Qendrore Evropiane në vitin 2011.

Michel Barnier, si komisar i BE-së për tregun e brendshëm, është përgjegjës për rregullimin e tregjeve financiare evropiane. Dhe në fund Dominique Strauss-Kahn, shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Që të tre mendojnë se rasti për të krijuar një rend fincanciar ndërkombëtar, ka qenë rrallë kaq i përshtatshëm sa tani. Edhe ky rast nuk do të vijë shpejt përsëri.

Shefi i FMN-së Dominique Strauss-Kahn mendon se historianët e mëvonshëm do ta vlerësojnë pikën kulmore të krizës financiare si unikale, jo vetëm për shkak të peshës së rëndë të krizës, por edhe për faktin se si kanë reaguar shtetet.

„Unë jam pak i shqetësuar. Sepse zhvillimi ekonomik po kthehet gradualisht, ky është një lajm i mirë. Në anën tjetër po shuhet ngadalë, ajo që ishte aq e dukshme në krizë, që të gjitha vendet donin të bashkëpunonin."

Solidariteti po shuhet, në veprim janë forca të mëdha antagoniste

Në takimin e G20 në Pittsburgh në shtatorin e vitit të kaluar kryetarët e shteteve dhe të qeverive të 20 vendeve më të rëndësishme të industrializuara dhe atyre në prag të zhvillimit industrial  ranë dakord lidhur me parimet e një rendi financiar global. Por solidariteti po shuhet. Dhe shefi i Bankës Qendrore italiane Mario Draghi sheh se në veprim janë forca të mëdha antagoniste.

„Meqenëse tani është koha e zbatimit, është e qartë, se ushtrohet presion. Presioni kërkon që të dobësojë fuqinë dhe kredibilitetin e standarteve, për të cilat kemi rënë dakord."

Komisari i BE-së Michel Barnier e njeh shumë mirë këtë presion. Sidomos nga tratativat me qeverinë britanike për një kontroll të Hedgefonds. City of London, me të vertetë sheshi më i madh financiar i Evropës, dëshiron që t'i mbajë mundësisht në distancë kontrollet nga jashtë. Por Barnier do ta largojë përshtypjen se BE vepron kundër bankave.

Nevojiten rregulla financiare ndërkombëtare

Draghi, Barnier, Strauss-Kahn, ata të gjithë kërkojnë rregulla ndërkombëtare, për t'u armatosur kundër një krize të re. Në rradhë të parë shefi i FMN-së Strauss-Kahn porosit që të shpejtohet:

„Opinioni nuk ka durim. Problemi është: Nëqoftëse ne nuk përparojmë me shpejtësinë e duhur në rrafshin global çfarë do të ndodhë atëherë? Ne po e shohim që tani. Vendet fillojnë ta zgjidhin këtë problem në nivel kombëtar. Edhe sikur zgjidhjet nga këndvështrimi kombëtar të jenë të mira, të para nga këndvështrimi multilateral mund të ishin e keqja më e madhe."

Idenë për të krijuar një Fond Monetar Evropian, të cilën e ka propozuar qeveria gjermane Strauss-Kahn e vlerëson pak. Në fakt ai në parim nuk ka problem me këtë ide, që të bashkëpunojë „me një lloj institucioni rajonal. Por një Fond Monetar Evropian është një “lloj manovre për të ta humbur mendjen" dhe jo zgjidhje e krizës së borxhit grek.

Edhe Draghi është i mendimit, se Greqia duhet të përqëndrohet te rimëkëmbja e buxhetit. Atëherë edhe tregjet do të qetësoheshin. Edhe shefi i bankës federale gjermane Axel Weber është shprehur kundër këtij propozimi.Në fakt edhe Berlini zyrtar ka bërë të qartë se një fond i tillë për rastin e Greqisë do të vinte me shumë vonesë. Por ideja ka marrë notë jo të mirë nga ky njerëz me shumë ndikim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)