15 Maj 2024

Bosnja e Hercegovina kërkon kredi nga FMN

Sarajevë, 31 gusht - Bosnje Hercegovina është vendi i radhës që kërkon kredi dhe një marrëveshje të re me Fondin Monetar Ndërkombëtarë për shkak se vendi ndodhet në krizë.

Pas Serbisë, që ka një mungesë prej 2.2 miliardë euro në buxhet për këtë vit dhe është duke kërkuar mundësitë e fundit për rifinancim, Bosnja e Hercegovina sipas udhëheqësit të Këshillit të Ministrave, Vejkoslav Bevenda, Bosnjës i duhet kredi prej 400 milionë eurosh pasi rrugëdalje tjera nuk mund të ketë.

Institucionet e Bosnjës kanë afat deri me datën 7 shtator për të paraqitur rishikimin e buxhetit, në mënyrë që FMN të aprovoj kredinë që do ta ndihmonte vendin për të përballuar krizën.

Fondi Monetar Ndërkombëtarë ka vënë kusht rishikimet e buxhetit për të zvogëluar shpenzimet dhe për të vënë më shumë rend në financat publike.Shumë shtete të rajonit kanë kërkuar ndihmë viteve të fundit për arsye se borxhet janë shumë të mëdha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)