28 Mars 2024

Borxhi shqiptar, në dorë të britanikëve

Tiranë, 17 mars - Borxhi 300 milionë euro që do të merret në maj të këtij viti do të menaxhohet nga një kompani londineze, falë marrëveshjes së lidhur me Ministrinë e Financave. 


“White&Case” është gjigandi amerikan me histori 100-vjeçare në tregun e konsulencës ligjore dhe financës, me degë në 35 vende, mes tyre edhe në Angli. 


Pikërisht ky filial ka fituar të drejtën e konsulencës për emetimin e eurobondit me vlerë deri në 350 milionë euro, tenderi i së cilës u zhvillua në javën e fundit të muajit shkurt, por që Ministria e Financave e publikoi këto ditë. 


Për këtë shërbim, shoqëria do të paguhet me rreth 135 mijë dollarë, nga 170 mijë që ishte vlera fillestare në tender, ndërsa kualifikimi i britanikëve të “White&Case” erdhi pas fazës së dytë.


Sakaq, Ministria e Financave ka mandatuar dy banka që do të udhëheqin eurobondin e parë shqiptar.


Ato janë amerikanët e “JP Morgan” dhe gjermanët e “Deutsche Bank”, kompanitë lider në tregjet financiare.

 

Pas një procesi vlerësimi që kaloi në dy faza nga 15 banka pretendente, u përzgjodhën këto dy banka për emetimin e eurobondit në tregun ndërkombëtar të kapitaleve. Ministria gjithashtu i ka kërkuar “Rafeissen Bank” të suportojë transaksionin, në rolin e mbështetësit (Co-Lead Manager). 


Ministria e Financave ka sqaruar dje se interesimi i institucioneve ndërkombëtare për këtë proces ka qenë i jashtëzakonshëm. Një numër befasues bankash (15 të tilla) me shumë reputacion në tregjet e kapitaleve, paraqitën ofertat e tyre shumë agresive për të udhëhequr transaksionin.

 

Në fazën e dytë kaluan 6 banka (“JP Morgan”, “Deutsche”, “Raiffeisen”, “HSBC”, “BNP Paribas” dhe “Credit Suisse”), të cilat konkurruan me njëra-tjetrën përmes një testimi të zhvilluar në Ministrinë e Financave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)