11 Maj 2024

Borxhi publik i Spanjës arrinë në 734 961 miliardë euro

Madrid, 17 mars - Borxhi publik i Spanjës ka arritur në fund të vitit 2011 një rekord historik, duke përfaqësuar 68,5 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, rreth shtatë pikë më tepër se një vit më parë, 61,2 për qind, sipas shifrave të publikuara sot nga Banka e Spanjës.

Niveli i borxhit spanjoll, që është më lartë që prej fillimit të serisë statistikore në vitin 1995, është mbi kufirin e fiksuar nga Pakti i Stabilitetit të BE-së, 60 për qind, por mbetet rreth 20 pikë nën mesataren e zonës euro, 87,4 për qind në tremujorin e tretë të viti 2011.

Borxhi u rrit në fund të dhjetorit, në 734 961 miliardë euro, çka përfaqëson 68,5 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, një rritje më shumë se dy pikë në vetëm tre muaj, 66 për qind në tremujorin e tretë.

Qeveria e mëparshme socialiste planifikoi për fundin e vitit 2011 një borxh prej 67,2 për qind të PBB-së, me qëllimin për ta mbajtur nën 70 për qind deri në vitin 2014.

Instituti i Statistikave të BE-së, \"Eurostat\" llogariti borxhin mbi 69,6 për qind në vitin 2011, 73,8 për qind në vitin 2012 dhe 78 për qind në vitin 2013.

Qeveria e djathtë e re deri tani nuk ka dhënë një objektiv të ri për këtë fushë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)