03 Maj 2024

Borxhi publik i Francës është rritur me 46,4 miliardë euro

Paris, 1 tetor - Borxhi publik i Francës është rritur me 46,4 miliardë euro gjatë tremujorit të dytë në raport me shifrën në fund të muajit mars duke arritur kështu në 1 692,7 miliardë, rreth 86,2 për qind e Prodhimi të Brendshëm Bruto (PBB), njoftoi sot Instituti i Statistikave Insee.
    
Borxhi i akumuluar nga shteti, nga komunitetet lokale dhe të sigurisë sociale ishte 82,3 për qind e PBB-së në vitin 2010.
    
Sipas projekt buxhetit të vitit 2012 miratuar dy ditë më parë, borxhi publik do të rritet me 85,5 për qind e PBB-së, dhe më pas do të kulminojë në vitin 2012 me 87,4 për qind para se të fillojë të ulet në vitin 2013 në 87,3 për qind.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)