17 Maj 2024

Borxhi i Shqipërisë, më i larti në Europën Qendrore dhe Lindore

Tiranë, 14 nëntor - Sipas statistikave nga organizmat e huaja ndërkombëtare, qeveritë e Shqipërisë kanë kontribuar negativisht në nivelin e borxhin publik, duke e çuar atë në kuota tepër të larta.

Të dhënat deri në shtator 2011, nga “World Economic Outlook” paraqesin renditjen e vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, nga ku mësohet se Shqipëria zë vendin e dytë (pas Hungarisë) për nivelin e borxhit, rreth 59.4 për qind, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Borxhi i Shqipërisë ka ardhur duke u rritur, ku goditjen e ka marrë në vitin 2009, me rritje gati 5 pikë përqindje. Sipas Forumit që ka kryer studimin, mesatarja e vendeve ka një borxh prej 43.6 përqindësh të PBB-së, pra shumë larg raportit që paraqet Shqipëria.

Argumenti i qeverisë për situatën e krijuar lidhet me rritjen mesatare të borxhit në 4 vitet e fundit, e cila është 4.3 për qind, niveli më i ulët ndër vendet e EQL-së (përjashto Turqinë, me rritje mesatare 0.9 për qind).

Skenarët për vitin tjetër flasin për një rritje edhe më të madhe të borxhit, duke e çuar stokun publik deri në 838 miliardë lekë, ndërsa për shërbimet ndaj tij, do të dalin nga arka e shtetit 58 miliardë lekë, ose sa 3.6 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Në mënyrë më analitike nga analiza e interesave të borxhit të brendshëm rezulton se këto interesa rriten me rreth 2,3 miliardë lekë nga obligacionet, ku ndikimin më të madh e ka shtesa e obligacioneve 2 dhe 5-vjeçare me 1,9 miliardë lekë, ndërsa obligacionet 3-vjeçare rriten më pak, me rreth 400 milionë lekë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)