17 Maj 2024

Borxhet shtetërore në Europën Lindore nuk janë aq serioze

Pragë, 15 nëntor - Javën e kaluar, kriza e europiane e borxheve mori një tjetër pështjellim. Në Itali, ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës, përqindja borxheve shtetërore kaloi kufirin e riskut prej 7 për qindësh.

Kjo tregon se zyrtarisht Italia është përfshirë nga kriza e borxheve. Zhvillimet në Itali janë pasuar nga lëkundje të mëdha në tregun e kapitaleve të Europës Qendrore dhe Lindore, të cilat janë fqinjët më të afërt të Eurozonës dhe kanë marrëdhënie të ngushta ekonomike.

Por situata e borxheve shtetërore në Europën Lindore, nuk është dhe aq serioze. Problemin më serioz e ka Hungaria ku borxhi publik arrin në 77% të GDP-së, ndryshe nga Greqia dhe Italia, ku borxhi publik kalon mbi 100 për qind të GDP-së. Por Hungaria nuk e ka kaluar ende kufirin e riskut.

Gjithashtu, në Poloni, Çeki dhe vende të tjera, përqindja e borxhit publik është më pak se 60 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP), nëm kufirin e përcaktuar nga Bashkimi Europian.

Por, vendet e Europës Lindore nuk mund të rinë të qeta, sepse sistemi i tyre financiar kontrollohet nga bankat e huaja. Bankat me origjinë nga Eurozona zotërojnë afro 80 për qind të tregut.

Në Hungari, Shqipëri, Bullgari, Rumani etj., bankat nga Italia, Franca, Greqia etj., kanë pozicion dominues në treg. Tani Europa Lindore ndodhet nën hijen e krizës së borxheve.

Problemet që po kalon Europa me krizën e borxheve po reflektohen edhe tek bankat europiane.

Në një kohë kur qeveritë europiane nuk kanë para dhe nuk mund t'u ofrojnë ndihmë bankave dhe kostoja e financimit të tregut është rritur ndjeshëm, shumë banka të vendeve të Europës Perëndimore do të tërheqin fondet nga degat e tyre në zonën e Europës Lindore e madje edhe mund t'i shesin degët e tyre.

Më e rrezikshme situata paraqitet në Greqi dhe Itali, të cilat nëse shkelin marrëveshjen e borxheve, sistemi bankar eueropian që ka sasinë më të mdhe të borxheve të këtyre dy vendeve, do të dëmtohet rëndë.

Për tu vetëmbrojtur, bankat e mëdha të Europës do të sakrifikojnë në radhë të parë degët e tyre në Europën Lindore. Nëse arrihet deri këtu, do të rishfaqet tërheqja e fondeve të huaja nga Europa Lindore, ashtu siç ndodhi në vitin 2008.

Kriza europiane e borxheve po vazhdon të zgjerohet. Por si do të zhvillohet eurozona, fati i së cilës lidhet jo vetëm me të ardhmen e vendeve anëtare të saj, por edhe sistemin financiar dhe ekonomik të vendeve të ndryshme të Europës Lindore?

Për të dalë nga kjo krizë, politikanët e Bashkimit Europian duhet të tregojnë maturi dhe vendosmëri të fortë. Në të njëjtën kohë ata duhet të bashkëpunojnë duke sakrifikuar për gjendjen e përgjithshme të Eurozonës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)