13 Maj 2024

Bordi i Trustit përfundon mandati

Prishtinë, 28 mars - Anëtarëve të Bordit Udhëheqës të Trustit u ka përfunduar mandati. Anëtarët e deritanishëm të këtij bordi kanë deklaruar se në periudhën tri-vjeçare, sa ata kanë qenë pjesë e këtij bordi, kthimi kumuluativ nga investimet e Trusti-t është rreth 35 për qind, që kthyer në terma vjetor i bie rreth 10 për qind. Bazë për këtë arritje, sipas tyre, ishte strategjia investuese që kanë pasur, e që ka qenë e ndarë në 40 për qind në aksione dhe pjesa tjetër 60 për qind në instrumente me kthim absolut dhe instrumente të lidhura me inflacion.

Gjithashtu është shtuar se vlera e mjeteve të investuara në banka që operojnë në Kosovë, ka arritur në rreth 34 milionë euro. Sa u përket kontributet dhe mjetet nën menaxhim, deri para tri vjetësh, Trusti kishte rreth 225 milionë euro nën menaxhim, ndërsa tani ka 630 milionë euro.

Gjithashtu, Trusti, sipas anëtarëve të deritanishëm të Bordit, ka ulur taksën menaxhuese, nga 0.90 për qind, që ishte para tri vjetësh, në 0.60 për qind që është tani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)