29 Prill 2024

Bordi i AKP-së terheq aksionet e Hotel Grandit

Prishtinë, 31 maj - Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), gjatë mbledhjes së radhës të mbajtur sot ka bërë një hap të rëndësishëm në përshpejtimin e shpërndarjes së shumës 20 për qind që u takojnë punëtorëve të ligjshëm prej të hyrave nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore.

Në takimin e sotëm, Bordi aprovoi listën e punëtorëve të ndërmarrjes shoqërore (NSH) “Sharr”-Hani i Elezit, e cila deri më tani paraqet listën me numrin më të madh të punëtorëve për shpërndarje të pjesshme të shumës 20 %.

Në këtë ndërmarrje, nga 20 % do të përfitojnë 1580 punëtorë. Bordi gjithashtu aprovoi për shpërndarje të pjesshme edhe listën me 156 punëtorë për ndërmarrjet: “KB Drenica”-Drenas; “KB Vushtria”-Vushtri dhe “KB Komorani”. Bordi shprehu përkushtimin për të vazhduar me prioritet shpërndarjen e 20 % për punëtorët që fitojnë të drejtën për të marrë 20 %.

Për herë të parë Banka Qendrore e Kosovës para Bordit të Drejtorëve bëri prezantimin e mundësive për investime në letra me vlerë, gjë e cila u mirëprit dhe do të merret në konsiderim nga Bordi i Agjencisë.

Bordi miratoi Valën 56 të privatizimit, e cila do të mbahet në muajin shtator, ndërkaq aprovoi transaksionet e shitjeve përmes metodës së likuidimit nr. 13.

Bordi i Drejtorëve, në frymën e vendimit të mëparshëm për tërheqje të aksioneve, diskutoi në lidhje me privatizimin e ndërmarrjes së re “Hoteli Grand”, ndërmarrjes së re “AgroKosova Holding”, si dhe për ndërmarrjen e re “MIM Goleshi”. 

Përsa i përket ndërmarrjes së re “AgroKosova Holding”, Bordi nuk u pajtua me vlerat e prezantuara në raportin e auditivit më lidhje me kompensimet për shumat e pretenduara të investimeve, ndërsa vendimi do të merret në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

Ndërkohë, anëtarët e Bordit do të realizojnë vizita në terren për të parë për së afërmi gjendjen në këtë ndërmarrje. 

Në lidhje me “MIM Golesh”, Bordi edhe një herë theksoi se blerësi i “MIM Golesh” duhet të kthej paisjet e marra nga ndërmarrja e re “XIM Strezovc”, si parakusht për nënshkrimin e aneks kontratës.

Duke marrë parasysh ndërlikueshmërinë e procesit të privatizimit të ndërmarrjes së re “Hoteli Grand” dhe dokumenteve të prezantuara nga palët të cilat i referohen marrëveshjeve interne në mes tyre të arritura në vitin 2007, për të cilat AKP nuk ka pasur as dijeni për to; duke pasur parasysh faktin se palët vazhdojnë me ushtrimin e padive gjyqësore kundër njëra-tjetrës, gjë që dëshmon mosbesim ndërmjet tyre dhe joseriozitet; duke pasur parasysh se si në takimet e kaluara të Bordit, edhe kësaj radhe poseduesi i kontratës ditën kur mbahet mbledhja e Bordit sjellë kërkesa e “garanci” bankare, duke njoftuar se partnerët, me të cilët ka arritur marrëveshje në të kaluarën janë joserioz.

Bordi i Drejtorëve, në takimin e sotëm, me konsensus të plotë e fuqizoi vendimin për tërheqje të aksioneve, duke iu shmangur kështu lajthitjeve të vazhdueshme nga ana e poseduesit të kontratës ndaj institucionit publik të pavarur të themeluar nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Ky vendim ka ardhur pas përpjekjeve të gjata të Agjencisë për të gjetur një zgjidhje për Hotelin Grand, me qëllimin e mirë që kjo ndërmarrje të funksionalizohet dhe të përmbushen obligimet kontraktuese në të mirë të zhvillimit të ekonomisë së Kosovës, dhe si pasojë e dëshmtimeve të blerësit për të ofruar garanci dhe siguri për investime në këtë ndërmarrjeje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)