02 Maj 2024

Bjellorusia do t’i bashkangjitet hapësirës unike ekonomike

Minsk, 11 dhjetor - Bjellorusia do t’i firmosë dokumentet për përfshirje në Hapësirën unike ekonomike, në të cilën marrin pjesë edhe Rusia, Kazakistani dhe Ukraina para përfundimit të vitit, deklaroi presidenti bjellorus Aleksandar Lukashenko, pas samitit që sot u mbajt në Kremlin, transmeton RIA Novosti.

“Gjëja më e rëndësishme në këtë marrëveshje është ajo se do të mundësohet që ndërmarrjet nga Rusia, Kazakistani, Ukraina dhe Bjellorusia të garojnë nën kushte të njëjta në hapësirën unike ekonomike”, tha Lukashenko.

Lideri i Bjellorusisë, po ashtu iu falënderua Rusisë për mënjanimin e brengave të tyre rreth doganave të naftës dhe produkteve të naftës.

Paraprakisht, ministrja ruse për zhvillim ekonomik, Elvira Nabiulina, deklaroi se Rusia do t’i pezullojë doganat eksportuese të naftës për Bjellorusinë, duke filluar prej 1 janarit të vitit 2011, nëse Minsku i ratifikon dokumentet për Hapësirën unike ekonomike. Ky vendim do t’i kursejë Bjellorusisë thuajse katër miliardë dollarë.

Hapësira unike ekonomike do të mundësojë qarkullim të litë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe fuqisë punëtore, si dhe politikë koherente makroekonomike ndërmjet vendeve anëtare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)