16 Maj 2024

Biznesmeni shqiptar në “listën e zezë” të SHBA

Sarajevë, 5 qershor - Naser Kelmendi, biznesmeni shqiptar nga Peja sipas raportit të fundit konfidencial të Ligës Amerikane të Mbrojtjes (American Defense League-ADL) pranon se ai ka financuar ndarjen e Malit të Zi nga Republika e Serbisë duke i ofruar shuma të mëdha parash liderit malazias Milo Gjukanoviç.

Lajmin e bën publik agjencia informative “Presheva Jonë”.

Biznesmeni Naser Kelmendi është 54 vjeç. Ai jeton në Sarajevë dhe shpesh udhëton për në Mal të Zi.

Me një llogari prej rreth 10 milionë eurosh në fondin e tij personal, Naserit i pëlqen biznesi dhe makinat e shtrenjta, të cilat thotë se i ka fituar me djersë e tregti të pastër.

Ai zotëron në Dubai e në Sarajevë hotele dhe tri shtëpi, dy apartamente dhe hotelin “Casa Grande”, në Podgoricë.

Në vendpushimin malazez të Ulqinit ka një banesë, 11 blloqe strehimi me një sipërfaqe prej 377 metrash katrorë, një shtëpi dhe një ndërtesë tjetër banimi të 1.600 metra katrore. 

Revista e Sarajavës “Dani” ka shkruar në vitin 2004 për Naser Kelmendin, duke nënvizuar se ai u bë i njohur për publikun gabimisht duke u ngatërruar me afera tjera, kriminale e biznese të papastra.

Ndërsa mediat serbe siç bëjnë edhe me të tjerët biznesmenë shqiptarë, e akuzojnë si bandë apo organizatë kriminale.

Sipas ketyre mediave “Organizatat e Kelmendit përveç në  Bosnjë Hercegovinë, (Sarajevë, Tuzla dhe Zenicë) kanë shumë anëtarë dhe ndikimi i saj shtrihet në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni, Kroaci, Serbi, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara”.

Madje, sipas policisë serbe “Naser Kelmendi është financuesi kryesor dhe organizatori i trafikut të heroinës në furrën e arritur me autobus nga Stambolli dhe në Shqipëri. Droga sipas tyre transportohet nëpërmjet Rozhajës në Novi Pazar, dhe nga atje për në Evropën Perëndimore”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)