30 Prill 2024

Biznesi në Bullgari po rimëkëmbet nga kriza

Sofje, 15 shtator - Pakësohen borxhet financiare midis firmave bullgare, që do të thotë se biznesi në Bullgari po rimëkëmbet nga kriza.

Kompanitë janë më korrekte dhe të disiplinuara për sa i përket pagimit në krahasim me ato në vende të tjera evropiane.

Ky erdhi si lajm i mirë nga studimi i tretë vjetor i grupit ndërkombëtar të financave EOS “Zakonet e pagimit në Evropë”.

Të anketuarat janë mbi 2 mijë firma në dhjetë vende evropiane, të cilat kanë qarkullim në vit prej 5 deri 25 milionë euro.

Sipas Dobrin Mirevski, drejtorit të EOS në Bullgari, të dhënat tregojnë se firmat bullgare paguajnë në mënyrë adekuate. Në dy të tretën e rasteve pagesa e partnerëve të biznesit bëhet në afat.

“Marrëdhëniet e këqija e biznesit në Bullgari janë duke ulur, tha Mirevski. – Nëse vitin e kaluar bëhej fjalë për 13 për qind, sivjet janë gati me 3 për qind më pak.”

Bullgaria zë vendin e dytë pas Gjermanisë për sa i përket pagimit në afat midis firmave. Sipas studimit mbi 76 për qind të shumave të detyruara janë paguar në kohë.

Ky është një kërcim i lartë, duke marrë parasysh se vitin e kaluar marrëdhëniet e sakta të pagimit midis firmave konsiderohen 50 për qind.

Por situata nuk është e njëjtë në sektorët e ndryshëm. Më të prekur nga jo korrektësia e partnerëve të biznesit si sivjet, si vjet, janë firmat tregtare. Borxhet e pakthyera financiare të kompanive të tjera tashmë nuk rriten. Më pozitive është çështja në sektorin e industrisë.

“Deri tani kemi afërsisht 9 për qind, kështu të thuhet, të marrëdhënieve të këqija, derisa vjet kompanitë janë caktuar pak mbi 15 për qind, sqaron Dobrin Mirevski. – D.m.th. gati gjysmë janë ulur borxhet financiare midis firmave në sektorin e industrisë. Pothuajse e njëjtë është situata në sektorin e shërbimeve. Arrijmë në përfundimin se ulja e borxheve financiare midis firmave ka të bëjë me kompanitë e sektorit të industrisë. Ato janë më korrekte, derisa në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve kemi pak rritje të borxheve në krahasim me vitin e kaluar.”

Studimi tregon se ndërmarrjet më të vogla evropiane, d.m.th. që e kanë qarkullimin nën 5 milionë euro në vit, lehtësisht shlyejnë detyrimet e tyre. Në këtë drejtim vërehet tendenca se kompanitë e mëdha rritin borxhet.

Në Bullgari vetëm 13 për qind të firmave të anketuara janë emëruar specialistë, të cilët të kujdesin për mjetet financiare. Sipas këtij treguesi zëmë vendin e fundit.

Por ndërmarrësit tonë janë të mendimit se do të përmirësohet morali i partnerëve të tyre të biznesit në lidhje me shlyerjen e detyrimeve. Firmat bullgare dhe ato ruse janë ndër të parët në këtë studim në lidhje me përmirësimin e pagimit në kohë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)