17 Maj 2024

Biznese për komunitetin RAE

Mitrovicë, 19 qershor - Përveç krijimit të kushteve për strehim, pjesëtarët e komunitetit RAE të kthyer në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, janë duke u ndihmuar edhe për punësim.

Në këtë drejtim të martën është përuruar “Hoteli industrial”, ku kanë nisur të funksionojnë 11 biznese të ndryshme.

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, i cili mori pjesë në këtë përurim së bashku me zëvendësministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Berat Luzha, u shpreh i lumtur për mundësitë që po ju ofrohen komunitetit RAE. Tha se gjendja e tyre ka qenë, sidomos në kohën sa kanë jetuar në kampet  në veri.

Ai premtoi se komuna edhe në të ardhmen do të mbështes projekte të tilla. “Ne kemi ndarë hapësirën e nevojshme për ndërtimin e objekteve të banimit, mirëpo kemi ndarë hapësirë edhe për objektet e biznesit”.

Shumë të rëndësishme këtë ditë e ka vlerësuar edhe zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Berat Luzha.

Ai tha se papunësia është një problem i madh në gjithë Kosovën, andaj hapja e vende të reja të punës paraqet një ngjarje të rëndësishme.

Për këtë projekt që është realizuar me mbështetje të SIDA-së kanë folur edhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare që kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme.  U bë e ditur se prej 11 bizneseve sa janë hapur në këtë lagje, 5 janë regjistruar.                
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)