15 Maj 2024

Bisedimet për reduktimin e borxhit grek do të vazhdojnë

Athinë, 22 janar - Drejtori i përgjithshëm i Institutit ndërkombëtar të Financave, IIF, amerikani Charles Dallara, i cili drejton bisedimet për fshirjen e borxhit të Greqisë me zyrtarët e vendit, u largua dje nga Athina dhe bisedimet do të vazhdojnë nëpërmjet telefonit, i bëri të ditur AFP-së një burim i Ministrisë së Financave dhe i IIF-së.

\"Dallara, i cili zhvillonte që nga e mërkura bisedime intensive me kryeministrin Lukas Papadhimos dhe me ministrin e Financave, Evangjelos Venizelos, për fshirjen e një pjese të borxhit privat, u largua nga Athina për të shkuar në Paris, pasi bisedimet do të vazhdojnë nëpërmjet telefonit\", shtoi një burim në Ministrinë greke të Financave.

Edhe francezi Jean Lemierre, i cili mori pjesë gjithashtu në bisedimet me qeverinë greke, u largua nga Athina sepse, ashtu si dhe Dallara, kishte parashikuar disa takime jashtë Greqisë\", i bëri të ditur AFP-së një zëdhënës i IIF-së. IIF theksoi se ka pasur përparime gjatë bisedimeve në Athinë, që aktualisht janë në një moment të rëndësishëm.

Pas bisedimeve maratonë të premten që vazhduan deri në mesnatë, lobi botëror bankar IIF, që përfaqësoi kreditorët privatë u tregua optimist \"për finalizimin e kësaj marrëveshjeje historike\" me qeverinë greke lidhur me fshirjen e 100 miliardë eurove nga borxhi që arrin në më tepër se 350 miliardë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)