30 Prill 2024

Binak Beqaj doktoron në Universitetin e Vjenës

Prishtinë, 14 prill - Kandidati Binak Beqaj, i cili ka përfunduar masterin në UBT, Departamenti IEME, vetëm gjatë këtyre ditëve ka mbaruar studimet e doktoratës në Universitetin e Teknologjik të Vjenës.

Hulumtimi i kandidatit në fjalë është “Menaxhimi i integruar urban –rasti i Prishtinës”, dhe me këtë, është njëri ndër hulumtuesit e parë në Kosovë në fushën e planifikimit dhe menaxhimit urban, po ashtu është ndër të partë që ka marrë titullin doktor i kësaj fushe.

“Edhe fusha e hulumtimit si edhe përmbajtja disertacionit konsiderohen ndër fushat më me rëndësi për planifikimin e zhvillimit të gjithë mbarshëm të shoqërisë kosovare e sidomos në menaxhimin e rritjes rapide të zonave urbane në Kosovë, me theks të veçante Prishtinës si kryeqytet i saj.

Pasiçë ne e uruam Beqaj për këtë sukses që ka arritur në institucionet akademike me renome ndërkombëtare, përgjigja e tij ishte mjaftë modeste: “Këtë nivel që e kam arritur e vë në dispozicion të nevojave të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha Dr. B. Beqaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)