02 Maj 2024

Bie vlera e pasurisë së 100 sllovenëve më të pasur

Lubljanë, 5 nëntor - Vlera e pasurisë së 100 sllovenëve më të pasur është zvogëluar për 20 për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe arrin rreth 2,5 miliardë euro sipas rang-listës së sivjeme të “Njëqind më të pasurve”, që të mërkurën e publikoi revista “Menaxher”.

Me vlerë të pasurisë prej 340 milionë euro në rang listën edhe më tutje kryeson biznesmeni Mirko Tush, pronari i zinxhirit tregtar me po të njëjtin emër. Vlera e ndërmarrjes së tij për dy vjet është zvogëluar trefish për shkak të borxheve dhe pasojave nga recesioni.

Vendin e dytë në rang-listë e ruajti biznesmeni Igor Lash me 196 milionë euro, e vendin e tretë me 166 milionë e mban Darko Horvat, i cili biznesin e vet e transferoi në Holandë.

Lah dhe Horvat milionët e parë i kanë fituar gjatë blerjes dhe koncentrimit të çertifikatave privatizuese, që shteti ua ndan qytetarëve në fillim të viteve të 90-ta.

Kërcim më të madh në këtë listë ka shënuar Sandi Çeshku, pronari i ndërmarrjeve për shitje përmes shpalljeve televizive, vlera e të cilëve sivjet është rritur për 87 milionë euro, me çka e fitoi vendin e katërt në rang-listë.

Pasaniku më i ri slloven është 23-vjeçari Arion Habestor, pronar i katër fabrikave për ndërtimin e peshave prej betoni që vendosen në lavatriçe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)