15 Maj 2024

Bie rritja ekonomike e Japonisë

Tokio, 13 gusht - Japonia bëri të ditur se ekonomia e tij është rritur më pak se sa që pritej duke u ngritur për vetëm 1.4 për qind në periudhën prill-qershor.

GDP-ja e Japonisë u rrit për vetëm 0.3 për qind gjatë kësaj periudhe krahasuar me tre muajt paraprak.

Kjo shënon një rënie prej një për qindësh në çerekun e parë.

Zyra e kabinetit bëri të ditur se rritja ekonomike është ngadalësuar në ekonominë e tretë botërore për shkak se janë ulur shpenzimet e konsumatorëve.

Sektori i eksportit të vendit është goditur gjithashtu nga rikëndellja e brishtë ekonomike e Shteteve të Bashkuara dhe kriza e borxheve në Eurozonë-dy nga tregjet më të mëdha për prodhimet japoneze.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)