17 Maj 2024

Bie numri i bizneseve te reja për 13 për qind

Prishtinë, 14 nëntor - Enti i Statistikës të Kosovës, në web faqen elektronike ka publikuar publikimin për tremujorin e tretë,  repertori Statistikor mbi ndërmarrjet në Kosovë  2011“

Enti i Statistikës së Kosovës, përkatësisht  Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogari Kombëtare,  në këtë publikim ka paraqitur të dhënat për ndërmarrjet e reja për numrin e të punësuarve në këto ndërmarrje, për shtrirjen e ndërmarrjeve sipas komunave të shprehura në përqindje,  këto të dhëna  ofrojnë  informata  statistikore, për gjithë  publikun e  gjerë dhe Institucionet  vendimmarrëse.

Gjatë tremujorit të tretë  2011 numri i ndërmarrjeve të reja dhe të riregjistruara ishte 1837 sosh, ndërsa në tremujorin e dytë 2011  ka qenë 2077, që vërehet një diferencë në mes tremujorëve për 240 ndërmarrje, shprehur në përqindje kemi rënie të bizneseve te reja për 13për qind krahasuar me tremujorin paraprak. 

 

Mirëpo krahasuar me tremujorin e tretë të vitit paraprak  kemi rreth 2 për qind me shumë biznese te reja.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara në këtë tremujor janë: tregtia me 665 ndërmarrje (36.2 për qind), transporti, depot dhe telekomunikacioni me 238 (12.9për qind), hotelet dhe restorantet me 192 (10.4për qind), industria përpunuese 165 (9për qind), aktivitetet tjera shoqërore dhe personale 155 (8.4për qind), pasuritë e patundshme dhe dhënia me qira me 147 (8 për qind), ndërtimtaria me 125 (6.8për qind), për deri sa aktivitetet tjera marrin pjesë me më pak se 5për qind. 

Kategoria e numrit të punësuarve nga 1-4 (të punësuar) përbën rreth 1788 ndërmarrje apo 97.4për qind të ndërmarrjeve të reja, kategoria me 5-9 me 33 sosh (1.8për qind), ndërsa kategoritë tjera përbëjnë pjesën tjetër të mbetur apo edhe nuk marrin pjesë fare.

Sa i përket shtrirjes së ndërmarrjeve të reja nëpër komuna në këtë tremujor mbizotëron Prishtina me 446 sosh (shprehur në përqindje 21.5për qind), pastaj Ferizaj me 175 (8.4 për qind), Prizreni me 149 (7.2për qind), Gjilani me 120 (5.8për qind), ndërsa komunat tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të reja gjatë këtij tremujori.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)