29 Mars 2024

Bie niveli i papunësisë në SHBA

Uashington, 6 shkurt - Ritmet e papunësisë ranë 0.3 për qind në janar, duke e ulur në 9.7 për qind papunësinë, niveli më i ulët në pesë muajt e fundit.

 

Megjithë rënien e lehtë në përqindjen zyrtare, njoftimi i sotëm nga Departamenti i Punës tha se ekonomia kishte një humbje prej 20 mijë vendesh pune në janar.

Shifrat e reja e çojnë numrin e përgjithshëm të vendeve të humbura të punës gjatë dy vjetëve të fundit në 8.4 milionë. Kryetarja e Këshillit Ekonomik të Presidentit, Kristina Romero thotë se papunësia vazhdon të jetë një problem serioz.

Zonja Romero tha gjithashtu se të dhënat e reja paraqesin shenja inkurajuese se tregu i punës po rimëkëmbet gradualisht. Megjithëse rritja ekonomike ka rifilluar, papunësia pritet të mbetet rreth 10 për qind për pjesën më të madhe të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)