05 Maj 2024

Bie nën tre milionë numri i të papunëve në Gjermani

Berlin, 1 qershor - Numri i të papunëve në Gjermani ka rënë këtë vit për herë të parë nën tre milionë.

Agjencia federale për punë kumtoi se në maj të papunë kanë qenë 2.960.000 persona, që janë 276.000 më pak se një muaj më parë.

Kjo do të thotë se në kuota e papunësisë në Gjermani aktualisht është 7 %.

Shkak për këto zhvillime pozitive të tregun e punës është përmirësimi i gjendjes ekonomike në vend, deklaroi shefi i Agjencisë, Frank-Jürgen Weise.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)