Bie çmimi i naftës
Londër, 26 korrik - Çmimet e naftës kanë rënë deri në 98 dollarë pas deklaratës që erdhi nga Instituti Amerikan i Naftës për rritjen e rezervave të naftës në 1,35 milionë fuçi.
Sot në bursa një fuçi me naftë bruto të tipit amerikan për muajin shtator blihet me 88,24 dollarë, kurse nafta bruto e tipit Brent të Londrës blihet me rreth 103,34 dollarë.
Çmimi i naftës bruto të tipit amerikan në transaksionet e sotme në bursa ka pësuar një ulje me 26 cent duke rënë në 88,24 dollarë, kurse çmimi i naftës bruto të tipit Brent të Londrës është ulur me 8 cent dhe ka rënë në nivelin e 103,34 dollarëve.