03 Maj 2024

BID Network investon në Kosovë

Prishtinë, 26 tetor - Sekretari i Përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi vlerësoi sot lartë projektet Business Support Centre Kosovo (BSCK)për zhvillimin e mëtejmë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha.

Ai theksoi se projekti dhe shërbimet qe  BSCK përmes BiD Network mundëson krijimin e një platforme të investitorëve  ndërkombëtar qe mund te jene ne dobi te ndërmarrjeve tona për financime te projekteve qe kontribuojnë drejtpërdrejt ne zhvillimin ekonomik te vendit.

“ Projektet e tilla kane pasur sukses ne një pjese te madhe te vendeve dhe sot BiD Network përmes BSCK është prezent edhe ne Prishtine dhe ka mundësi qe ti ofroj një te themi platformë te investimeve financiare prej 10 000 deri ne 1. 000 000  dollar”.

Rukiqi theksoi se behët fjalë për projekt i cili është me rëndësi te veçante për  shkak se ne te gjitha analizat dhe ne te gjitha vrojtimet del se qasja ne financa e sidomos ne ato qe nuk i kane ngarkesat siç i kanë kredit është një nga problemet kryesore me te cilat ballafaqohet secili biznes ne Kosovë.

“Andaj kjo është vetëm edhe një mundësi e re dhe është ne kuadër te një orientimi qe kane projektet e ndryshme, fillimisht me një përkrahje te drejtpërdrejte për sektorin e bujqësisë e cila pastaj do te vazhdoj me përkrahje projekteve tjera|, tha sekretari i përgjithshëm i OEK-ut.

Muhamed Rexhepi, zëvendës drejtor ne BSCK tha se qëllimi kryesor i këtij projekti është stimulimi i ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme ne Kosove dhe për ta ndihmuar sektorin privat, për ta zvogëluar varfërinë dhe për te krijuar vende te reja te punës .

“ Grupet e synuara te këtij projekti BiD Network janë ndërmarrësit dhe ndërmarrjet e vogla dhe te mesme qe kane nevoja financiare nga 10 mije dollar deri ne 1 milion dollar , përveç kësaj BiD Network ofron edhe ekspertize lokale dhe ndërkombëtare edhe ka një grup te eksperteve ndërkombëtar te cilët e japin ekspertizën e tyre falas për te gjitha bizneset kosovare qe kane nevoje”, tha Rexhepi.
 
Ai theksoi se aktiviteti kryesor qe BiD Network e ofron për bizneset e Kosovës është ndërlidhja me investitor, ofrimi i financimeve ose ndërlidhja e bizneseve kosovare me Banka,me investitor me biznes dhe me fonde te NVM-ve nga e gjithë bota .

Rexhepi theksoi se Bid Network ka një komunitet online, ka 40 mije anëtar nga e gjithë bota ku secili biznes qe regjistrohet ka mundësi me shkëmbye ide me ndërmarrësit tjerë nga e gjithë bota.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)