17 Maj 2024

Betohen 36 inspektorët e rinj tatimorë

Prishtinë, 2 nëntor - Në praninë e Ministrit të Financave, Bedri Hamza  dhe drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës,Behxhet Haliti sot u bë betimi i gjeneratës së radhës të Inspektorëve Tatimor të Administratës Tatimore të Kosovës.

Në ceremoninë e betimit Ministri i Financave, Bedri Hamza, duke i përshëndetur inspektorët e rinj  dhe duke ju dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme brenda Ministrisë se Financave, tha se është vërtete kënaqësi e posaçme për mua pjesëmarrja në këtë ceremoni.

\"Besoj se gjatë kësaj periudhe fillestare të  inkuadrimit tuaj në ATK ju tashmë jeni njoftuar dhe familjarizuar jo vetëm me institucionin, por edhe me procesin e punës dhe krejt atë se çka pritet nga ju”.

“Vete fakti i aktit të betimit tuaj të sotshëm tregon shumë. Në fakt profesioni i juaj, është një ndër profesionet e rralla dhe specifike që bëjnë betimin në këtë formë. Kjo flet se ju jeni pjesë e mekanizimit esencial të shtetit, të zbatimit të ligjit dhe sundimit të shtetit ligjor. Kjo flet shumë edhe për karakterin e punës tuaj, sensibilitetin dhe specifikat e saj. Fusha e punës që ju mbuloni është e rëndësisë së veçantë, sepse qytetari ndër të tjera shtetin e prek edhe përmes jush”.

Ai më tej tha se “Tatimet janë burimet kryesore të të ardhurave në secilin shtet, në këtë drejtim, pra ju ftoj që në rend të parë të keni parasysh interesin e shtetit të Kosovës, dhe në anën tjetër ti trajtoni tatimpaguesit sipas ligjit ne mënyrë të barabartë, si dhe te angazhoheni maksimalisht në grumbullimin e të hyrave”.

Ministri Hamza gjithashtu  siguroi inspektorët e rinj se do të angazhohet personalisht për krijimin e të gjitha kushtet e nevojshme për pune. “Ceremonia e sotme e betimit tuaj shënon një ngjarje me të cilën ju duhet të jeni krenar për një fillim te ri në jetën tuaj”, tha në fund Ministri Hamza.

Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, tha se “36 punëtorët e rinj paraqesin përafërsisht 5% të tërë punëtorëve në ATK dhe  keni parasysh se ky është një investim i madh për të ardhmen e ATK-së, për të ardhmen e Kosovës. Kjo  është një perspektivë shumë e mirë për ju, mirëpo edhe ne  presim shumë nga ju. Prandaj ju ftoj sot që të jeni në nivel të detyrës.  Punoni në atë mënyrë që të ndiheni krenar me vetveten, e poashtu edhe ATK-ja dhe Kosova të jenë krenar me juve”.

Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Behxhet Haliti, pas betimit të inspektorëve,  kanë ndarë certifikatat për inspektorët  e rinj tatimorë, të cilët janë certifikuar për trajnimin fillestarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)