07 Maj 2024

BERZH: Rritja ekonomike e Shqipërisë, vetëm 1 për qind

Tiranë, 20 tetor - Shqipëria do të përjetojë vitin më të keq ekonomik që nga 1997-a, në rast se parashikimi i fundit i BERZH-it për vitin 2012 bëhet realitet.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi dje se, sipas ekspertëve të saj, Shqipëria do të ketë një rritje ekonomike prej vetëm 1 për qind vitin e ardhshëm, si pasojë e zgjatjes së krizës europiane të borxheve.

“Shqipëria përjetoi ngadalësim në aktivitetin ekonomik në tremujorin e fundit, kryesisht për shkak të ecurisë së keqe të ekonomisë në tregjet e saj kryesore brenda BE-së, Greqia dhe Italia. Lidhjet e forta të Shqipërisë në tregti, investime dhe remitanca me këto dy vende ka shumë gjasa që do të mbajnë rritje të paktë në vitin e ardhshëm”, deklaroi BERZH.

Ky është një parashikim tepër pesimist, që rrallëherë është parë nga institucionet ndërkombëtare në lidhje me ekonominë shqiptare. Parashikimi i BERZH-it është dukshëm më i ulët nga ai i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Vetëm tre muaj më parë, BERZH pati parashikuar rritje 3.1 për qind për vitin 2012 për vendin tonë.

Shqipëria përjetoi rritje ekonomike prej mesatarisht 5.5 për qind në dekadën e fundit, por tani ekspertët besojnë se një rritje ekonomike prej 3-4 për qind është maksimumi që mund të shpresohet. Ky ngadalësim i rritjes ekonomike ka shtuar sakaq tensionin shoqëror në vend, si dhe është shoqëruar me vështirësi për buxhetin e shtetit. Të ardhurat e qeverisë kanë pasur një rritje shumë të dobët që nga viti 2009, ndërsa këtë vit, të ardhurat janë praktikisht në të njëjtin nivel me vitin e kaluar.

Rajoni i Ballkanit pritet të përjetojë rritje ekonomike në masën 1.7 për qind në vitin 2011 dhe 1.6 për qind në vitin 2012, sipas BERZH-it.

Kriza e borxheve në eurozonë filloi këtë vit, kur Greqia u detyrua për herë të dytë në tre vjet të kërkojë ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Prodhimi i Brendshëm Bruto i Greqisë pritet të tkurret me më shumë se 5 për qind këtë vit. Rreth 600 mijë shqiptarë vlerësohet se punojnë në Greqi dhe një pjesë e tyre, për shkak të mungesës së punës në këtë vend, po zgjedhin mes kthimit në atdhe dhe zhvendosjes në vendet e tjera në Europën Veriore.

Shqipëria nuk ka përjetuar rënie ekonomike që nga trazirat e vitit 1997, kryesisht për shkak të nivelit të ulët ekonomik ku gjendet, gjë që e bën të vështirë të zbresë më poshtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)