14 Maj 2024

BERZH: Rritja ekonomike e Shqipërisë, 1,2 përqind në 2012-ën

Bruksel, 25 janar - Në një raport të publikuar sot, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon një rritje vetëm prej 1 presje 2 përqind për Shqipërinë në vitin 2012 si pasojë të krizës në vendet e Eurozonës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ekonomisti i lartë i BERZH-it në Londër, Peter Sanfey, thotë se Shqipëria do të mund t’i shpëtojë recesionit por nuk do të ketë mundësi t’u rikthehet niveleve të rritjes që arriti përpara viteve të krizës.

"Për momentin po shohim një fare intensifikimi të krizës në Eurozonë dhe në muajt e ardhshëm do të ketë pasiguri dhe kjo reflektohet në parashikimin tonë për Shqipërinë dhe rajonin", ka theksuar ai.

Megjithatë BERZH mendon se Shqipëria dhe pjesa tjetër e Evropës ndoshta do të mund të shmangë recesionin në 2012 dhe niveli i rritjes do të jetë shumë i ulët.

"Në Shqipëri do të jetë pak mbi 1 përqind, gati 1 presje 2 përqind. Sigurisht që kjo është shumë poshtë potencialit të ekonomisë shqiptare që mund të rritej 4 apo 5 përqind në vit por kjo nuk mund të ndodh në ambjentin e tanishëm pasi Shqipëria ashtu si vende të tjera do të përballet me sfidat e Eurozonës", ka deklaruar Sanfey.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)