09 Maj 2024

BERZH: Kujdes nga kriza greke

Bruksel, 22 maj -  Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e ka rekomandu Shqipërinë edhe një herë që të jetë e vëmendshme ndaj krizës greke dhe ndonjë përkeqësimi të mundshëm të saj.

Raporti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i publikuar dy ditë më parë, jep edhe arsyet se pse vendi ynë duhet të jetë vigjilent ndaj ecurisë së ekonomisë së shtetit fqinj.

Ashtu si edhe në raportet më të hershme të saj, BERZH thekson se remitancat janë pjesa që preket menjëherë nga përkeqësimi i krizës greke, në kohën kur një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë punojnë në këtë vend dhe dërgojnë të ardhurat e tyre në Shqipëri.

BERZH vëren se Shqipëria ishte vendi që edhe një herë për vitin e kaluar siguroi rritjen më të lartë ekonomike ndër vendet e rajonit.

“Në të gjithë Ballkanin Perëndimor vendet pritet që të kenë një rritje pozitive ekonomike, por të limituar. Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia vijojnë të përfitojnë nga kërkesa globale për metale.\"

Në Serbi është gjithashtu një program madhor për zhvillimin e infrastrukturës në zhvillim e sipër.

Rrija më e lartë e vitit të kaluar edhe një herë ishte në Shqipëri, por ky vend është veçanërisht i rrezikuar nga kriza greke, për shkak se shumica e remitancave në Shqipëri vijnë nga emigrantët në Greqi, pjesa më e madhe e të cilëve punojnë përkohësisht në punë sezonale”, thuhet në raportin e BERZH.

Ndërkaq, pika të tjera kyçe ku vendi ynë duhet të jetë i vëmendshëm lidhen me borxhin, që është relativisht i lartë.

Lidhur me sektorin bankar në vend, BERZH nënvizon se ecuria e kreditimit ka qenë mjaft e mirë në gjithë rajonin, përfshirë edhe Shqipërinë, ku rritja apo përmirësimi ka qenë me dy shifra.

Por, në sektorin bankar, kujdesi vendoset tek kreditë e këqija, të cilat sipas të dhënave kanë ardhur në rritje e sipër. Përllogaritja e kredive problematike për Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është 7.3 për qind.

Kjo shifër lidhet me kredi të humbura, ndërkohë që për totalin e kredive problematike, Banka e Shqipërisë deklaroi se në fund të tremujorit të parë 2011 ishte 14.4 për qind.

Rritja ekonomike e Shqipërisë pritet që të ecë mirë gjatë 2011-ës. BERZH ka përmirësuar parashikimin e saj, krahasuar me janarin e këtij viti, duke pritur që rritja të jetë 3 për qind dhe jo 2.6 për qind.

Ndërkaq, për vitin 2012 rritja pritet të jetë vetëm 0.3 për qind më e lartë se parashikimi i 2011-ës me vetëm 3.3 për qind. Inflacioni duket se do të jetë problemi kyç i këtij viti, ku BERZH ka parashikuar një mesatare prej 4.7 për qind.

Kjo shifër është 0.7 për qind më e lartë sesa objektivi i Bankës së Shqipërisë, për ta mbajtur inflacionin në 3(+-1).

Në fakt, muajt e parë të këtij viti kanë rezultuar me një inflacion që ka qenë vërtet jashtë objektivit të BSH-së, por jo në nivelet që parashikohet mesatarja nga BERZH.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)