02 Maj 2024

Berza punëson 969 persona

Prishtinë, 28 qershor- Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka prezantuar rezultatet e Berzës së Punësimit “Kosova 2011”. Sipas rezultateve të publikuara të martën, kjo berzë del e suksesshme me 969 të punësuar.


Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) Agim Shahini ka deklaruar se rezultatet e berzës së punësimit “Kosova 2011” janë mbreslënse ku ka rezultuar me punësimin e 969 personave në pesë komuna të mbajtura.
Gjithsej 2 mijë e 141 vende të lira të punës janë deklaruar nga punëdhënësit, është bërë përzgjedhja e 969 të punësuarve”, ka theksuar Shahini.


Sipas tij më së shumti aplikantë ka pasur në Prishtinë, rreth 2 mijë e 800, prej të cilëve janë punësuar vetëm 116 sish, ndërkaq punësimi më i madh është bërë në Prizren, ku nga rreth një mijë e 700 aplikantë, janë punësuar rreth 600 sish. Në Gjakovë nga 980 aplikantë janë punësuar rreth 130, në Ferizaj janë punësuar të gjithë ata që kanë aplikuar, rreth 100, kurse në Mitrovicë nga rreth 90 aplikantët janë punësuar vetëm 12 sish.


Sidoqoftë kanë mbetur mbi një mijë e 170 vende pune të paplotësuara, për shkak se fuqia punëtore nuk ka qenë sa duhet e përgatitur për tregun e punës, ka njoftuar Shahini. “Më së shumti aplikacione ka pasur për punë fizike, punë krahu, dhe kjo e ka bërë që vendet të mbesin ende të zbrazëta”, tha Shahini.


Ministri i punës dhe mirëqenies sociale, Nenad Rashiq, ka vlerësuar suksesin e këtij projekti, duke thënë se nga viti në vit rritet numri i të punësuarve si rezultat i bursës. “Gjatë këtij viti kemi 969, dhe kjo rritje është shumë e qëndrueshme dhe nëse arrijmë vitin e ardhshëm që të arrijmë një rritje të tillë, do të jem shumë i gëzuar që të jem pjesë e projektit dhe që të jemi së bashku për të njëjtin qëllim”, ka thënë Rashiq.


Kostoja e projektit “bursa e punësimit” është 120 mijë euro, 50 mijë janë ndarë nga ministria e punës, 50 mijë nga zyra zvicerane për bashkëpunim në Kosovë dhe 20 mijë nga bizneset.


Ndryshe, aktualisht janë rreth 350 mijë punëkërkues të regjistruar në zyrat rajonale të punësimit. Ndërkaq shkalla e papunësisë vlerësohet të jetë rreth 50 për qind e popullatës së aftë për punë.


Berëza e punësimit “Kosova 2011”, është mbështetur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale me 50 mijë euro si dhe Zyra Zvicerane për bashkëpunim dhe institucione të tjera. (Afet Bela)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)