29 Prill 2024

Bernanke: Rimëkëmbja e ekonomisë amerikane mbetet e pasigurt

Washington, 4 shkurt - Kreu i Rezervës Federale Amerikane Ben Bernanke shprehet se rimëkëmbja ekonomike e ShBA-së vijon të jetë e pasigurt dhe po përballet me një sërë pengesash të brendshme dhe të jashtme.

\"Globalisht veprimtaria ekonomike duket se po ngadalësohet, kushtëzuar pjesërisht nga problemet në zhvillimet fiskale dhe financiare në Europë. Vijon të ketë rrezik që zhvillimet në Europë a gjetkë të jenë të pafavorshme dhe të përkeqësojnë perspektivën ekonomike këtu në ShBA,\" mendon Bernanke.

Kryebankieri amerikan thotë gjithashtu se ekonomia e vendit të tij po e merr veten dalëngadalë në këta dy vjetët e gjysmë të fundit, por pranon se jo me shpejtësinë e duhur.

Javën e kaluar Rezerva Federale bëri të ditur se normat e saj të interesit për huatë njëditore ka gjasa të mbeten pranë zeros të paktën deri në fund të vitit 2014. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)