17 Maj 2024

Berlusconi premton luftim të krizës së huave

Romë, 2 nëntor - Zhvillimi i ri në krizën e Greqisë po e vë nën trysni edhe Italinë e zhytur në hua. Kryeministri Silvio Berlusconi kritikoi me fjalë të qarta kolegun e tij grek Giorgos Papandreou.

Në të njëjtën kohë Berlusconi premtoi në një telefonatë me kancelaren Angela Merkel, se do ta zbatojë shpejt programin e paralajmëruar të kursimit dhe të reformës.

Këtu bëjnë pjesë shitja e kapitalit shtetëror, liberalizimi i ekonomisë dhe modernizimi i administratës.

Paketa do të miratohet deri në mes të nëntorit në parlament. Ekziston droja se Italia me një borxh të përgjithshëm prej 120 për qind të kapacitetit të vet ekonomik mund të bëhet vendi tjetër i krizës i eurozonës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)