29 Prill 2024

Berisha: Shqipëria është një Norvegji e vogël në Ballkan

Tiranë, 7 gusht - Kryeministri i Sali Berisha deklaroi se, Shqipëria vend  i zhvilluar ka të gjitha mundësitë dhe potencialet për tu bërë. Ai tha se potencialet e saj, potencialet energjetike janë të jashtëzakonshme.

“Ky vend,  më madhori në Europë, është i bekuar, sepse është një nga vendet më të pasura  me ujera në rajon, është një Norvegji e vogël në Ballkan  dhe me këto financime të institucioneve financiare të Republikës Federale Gjermane, ne po ndërtojmë një rrjet në mbarë vendin, po krijojmë lidhjet e reja të fuqishme rajonale, kjo është lidhja me Malin e Zi. Së shpejti do të fillojë punimet për linjën me Kosovën, Tiranë-Prishtinë dhe më pas Tiranë-Shkup, unaza e  jugut dhe disa rindërtime të tjera për rrjetin energjetike, e bëjnë Shqipërinë me një sistem energjetike, për të mbështetur plotësisht rritjen dhe zhvillimin e shpejtë , por janë dhe një bazë e shkëlqyer për realizmin e një projekti të veçantë. Shqipëria superfuqi  e vogël energjetike në Rajon”, është shprehur Berisha.

Sipas tij, Shqipëria ka një potencial ujor rreth 20 miliard kilovat orë për tu shfrytëzuar, kemi platformat e erës, ndër më të fuqishmet në Europë.

“Jemi një ndër vendet me ditë me diell më të shumta në kontinent.  Në të gjitha këto fusha  ne jemi të bindur në suksesin e ardhshëm, sepse kemi mbështetjen e fuqishme të Republikës Federale Gjermane në të gjitha këto projekte”, theksoi kreu i qeverisë shqiptar

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)