29 Prill 2024

Berisha përkrah Kosovën

Tiranë, 22 gusht - Kryeministri Berisha ka pritur të hënën delegacionin e Kosovës  të kryesuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj, ka parashtruar një plan zhvillimi dhe bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve.

Ai paraqiti situatën e sotme ekonomike të Kosovës dhe proceset e privatizimit të sektorëve strategjik të telefonisë dhe energjisë.

Ai ka shprehur besimin se sidomos me kushtet e reja të krijuara, bashkëpunimi  i sektorit privat të dy vendeve ka mundësi  të rritet  edhe  më shumë, nga shfrytëzimi  i hapësirës së krijuar nga ndalimi i produkteve serbe.  Nxitja e bashkëpunimit  duhet të synojë si fushën e investimeve ashtu edhe atë tregtare.


Sektori  i prodhimit të energjisë është një sektor  tjetër me prioritet për qeverinë e Kosovës, ku ka fushë të madhe bashkëveprimi.  Kombinimi i burimeve të energjive të rinovueshme të Shqipërisë me burimet e prodhimit të energjisë nga pasuritë natyrore  të Kosovës , si lignit, përben një bazë të fortë për integrimin e sistemeve  energjetik  të  të  dy vendeve.


Kryeministri Berisha, ka shprehur kënaqësinë e tij për vendimet e rëndësishme të qeverisë së Kosovës, në lidhje me privatizimet në fushat strategjike, të cilat përbëjnë dhe bazën e reformave themelore ekonomike.


Ai i quajti këto vendime të guximshme si shumë të rëndësishme për zhvillimin e shpejtë ekonomik të Kosovës duke iu referuar shembullit qeverisës të Shqipërisë, e cila falë privatizimeve arriti të ngrejë të ardhurat për frymë nga 204 dollarë në 1992, në rreth 800 dollarë sot.


Është tashmë e faktuar , ka deklaruar kryeministri Berisha, që menaxhimi i suksesshëm dhe efiçensa e ekonomisë qëndron në anën e sektorit privat.
Në këtë kuadër ai theksoi se edhe ekonomia shqiptarë  është  bazuar thellësisht në privatizime, të cilat janë drejt përfundimit duke mbajtur në sektorin publik vetëm disa  asete  të rëndësishme energjetike, asetet  e sektorit të arsimit dhe të shëndetësisë.

Kryeministri  Berisha ka pohuar se qeveria e Kosovës, ashtu si  Shqipëria, duhet ta bazojë rritjen ekonomike të Kosovës dhe të mirëqenies të qytetarëve të saj, në shfrytëzimin efiçent  dhe transparent  të pasurive natyrore të saj, sidomos në sektorin e energjisë. Synimi final i të dy vendeve është dhe duhet të jetë rritja  e të ardhurave për frymë dhe përmirësimi  i standardeve të jetesës. 

Bashkëpunimet tregtare, në fushën e energjisë, si dhe në fushën e bujqësisë dhe agro-biznesit, janë në qendër të vëmendjes  të qeverisë shqiptare dhe bashkërendimi  i punës në këtë drejtim me qeverinë e Kosovës  është i rëndësishëm për zhvillimin e shpejtë  të ekonomive të dy vendeve.

Kombinimi i burimeve natyrore të prodhimit të energjisë  të të dy vendeve dhe lidhja e sistemeve energjetik  me qëllim unifikimin e tyre, nuk është gjë tjetër veçse rruga drejt krijimit të një modeli të suksesshëm energjetik .

Ndërtimi i linjave të transmetimit si ajo Tiranë-Prishtinë , jo vetëm forcon integrimin e sistemeve energjetike, por rrit edhe efiçencën e funksionimit të tyre, duke kursyer 20 për qind të burimeve energjetike.

Ministri Besim beqar, ka premtuar për forcimin e bashkëpunimit në fushat e sipërpërmendura. Ai ka theksuar se qeveria e Kosovës, do të vazhdonte me zhvillimin e kapaciteteve termike bazuar në burimet natyrore të Kosovës, të cilat komplementojnë zhvillimin e kapaciteteve hidrike dhe eolike të Shqipërisë.
Zhvillimet e bashkëpunimit dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë, veçse ndihmojnë integrimin ekonomik të të dy vendeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)