29 Prill 2024

Beqaj: Zhvillimi i sektorit privat prioritet i Qeverisë

Prizren, 23 gusht - Synimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është që sektori privat të bëhet bartës i zhvillimit ekonomik të vendit, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj gjatë vizitës që i bëri kompanisë “Abi” në Prizren.

Ai me këtë rast është pritur nga menaxheri i kësaj kompanie, Irfan Fusha me të cilin ka dikutuar për aktivitetin e saj dhe sfidat me të cilat ballafaqohet, ndërsa ka rikonfirmuar mbështetjen e Qeverisë, respektivisht Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për bizneset private.

Ministri Beqaj ka deklaruar me këtë rast se politikat qeveritare janë të orientuara kah krijimi lehtësirave fiskale dhe administrative me qëllim të krijimit të kushteve sa më të volitshme për zhvillimin e biznesit, duke shtuar se sektori prodhues është i një rëndësie të veçantë.

Nga ana e tij, drejtuesi i kompanisë “Abi”, Irfan Fusha e ka njoftuar ministrin Beqaj me punën e kësaj kompanie të që merret me përpunimin e produkteve ushqimore, ku hyjnë përpunimi i qumështit, pemëve dhe perimeve.

Ai ka bërë të ditur se kjo kompani ka rreth 1 mijë të punësuar, ndërsa ka shtuar se për zhvillimin e sektorit privat përkrahja institucionale është mëse e domosdoshme, për çka ma marrë mbështetjen e ministrit Beqaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)