07 Maj 2024

Beqaj: Planifikohet rritja ekonomike prej 7-8 për qind

Prishtinë, 27 tetor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj priti sot në takim një delegacion të lartë nga Malta, të kryesuar nga Guiseppe Madia, ministër i shëndetësisë të cilët i njoftoi lidhur me prioritetet e zhvillimit ekonomik të vendit.

Gjatë takimit delegacioni i lartë nga ky shtet në të cilin ishin edhe ministri i Financave Andrea Frattini dhe ministri i Thesarit Geattano Mario Maza, u informua se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përcaktuar për ekonomi të tregut të lirë dhe integrimi politik ekonomik dhe teknologjik të vendit në strukturat euroatlantike.

Qeveria e Kosovës është e orientuar për rritjen e konkurrentshmërisë, fuqizimin e sektorit privat, rritjen e punësimit, përmirësimin e imazhit të Kosovës për investime dhe për ambient të sigurt dhe stabil për të bërë biznes, tha ministri Beqaj.

Kreu i MZHE-së i informoi mysafirët nga Malta se planifikohet rritjen e ekonomike vjetore prej 7-8 për qind për një periudhë afatmesme, ulje vjetore e papunësisë prej 8-10 për qind nga numri i regjistruar i të papunëve.

Delegacioni nga Malta shprehu përkrahje të fuqishme orientimeve të zhvillimit ekonomik të Kosovës duke theksuar se me politikat fiskale duhet përkrahur zhvillimi ekonomik me theks të veçantë sektori i bujqësisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)