14 Maj 2024

Belgjika merr një sërë masash të reja shtrënguese

Bruksel, 12 mars - Qeveria belge vendosi sot të ndërmarrë një sërë masash të tjera shtrënguese prej 1,82 eurosh destinuar limitimit të deficitit buxhetor me 2,8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2012 dhe gjithashtu respektimit të angazhimeve evropiane.

”Pas gjashtë ditëve negociatash mes gjashtë partive të koalicionit të së majtës-qendrës-të djathës në pushtet, qeveria vendosi realizimin e një stabilizimi buxhetor të plotë prej 1,82 miliardë eurosh”, theksoi kryeministri Elio di Rupo, në një komunikatë.

Kësaj shume i shtohet dhe një rezervë tjetër prej 650 milionë eurosh, për të plotësuar çdo boshllëk të rritjes ekonomike.

“Belgjika do të respektojë gjithashtu dhe angazhimet kundrejt Bashkimit Evropian”, shtoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)