05 Maj 2024

Belgjika kërkoi krijimin e eurobondëve për të ndihmuar Greqinë

Bruksel, 31 maj - Belgjika i kërkoi vendeve të zonës euro të shqyrtojë edhe një herë mundësinë për krijimin e një detyrimi të përbashkët evropian në përpjekje për të ndihmuar Greqinë për të kapërcyer krizën e borxhit, një ide që ka hasur kundërshtime nga Berlini.

Ministri belg i Finacave, Didier Reynders, cituar nga agjencia e lajmeve \'\'Belga\'\', rekomandoi një zgjidhje të vërtetë evropiane për krizën në sajë të krijimit të eurobondeve (detyrimet evropiane) me mbështetjen e të gjithë shteteve anëtare të zonës euro.

\"Mund ta kuptoj që kjo krijon disa rezerva, veçanërisht në Gjermani, por kjo është një zgjidhje që më duket e drejtë. Megjithatë herët apo vonë do të ketë detyrime evropiane\'\', theksoi ministri belge, i cili në të njëjtën kohë hodhi poshtë mundësinë e një ristrukturimi të borxhit grek dhe një dalje të Athinës nga grupi i 17 vendeve të euros.

\"Duhet ruajtur marrëveshja e zonës euro. Më duket absurde që të mos zhvillohet ky debat mbi eurobondet. Takimi i ardhshëm i Eurogrupit do të zhvillohet më 20 qershor. Nuk është koha të imagjinojmë hipoteza të ndryshme\'\', theksoi Reynders.

Kryeministri grek, Jorgos Papandreu u shpreh në mbështetje të krijimit të një detyrimi të përbashkët evropian për të reduktuar të metat e Bashkimit Monetar , që sipas tij nuk do të jetë shumë larg.

Llogaritë greke janë në një gjendje shqetësuese. Vendi ka premtuar, nën presionin e kreditorëve për realizimin e privatizimeve që mund të sjellin përfitimin e 50 miliardë eurove, por asnjë plan i detajuar nuk është i gatshëm.

Greqia ishte vendi i parë i zonës euro që përfitoi një plan ndihme prej 110 miliardë eurosh. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)