03 Maj 2024

Belgjika do të blejë një filial të bankës problematike Dexia

Bruksel, 11 tetor - Belgjika vendosi sot të blejë një filial të bankës Dexia, viktima e parë e problemeve të reja evropiane që lidhen me përhapjen e krizës së borxhit grek.

Qeveria belge tha se po paguan 5.4 miliardë dollarë për të blerë filialin kombëtar të Dexias. Qeveritë e Francës, Luksemburgut dhe Belgjikës thanë se do të jepnin edhe 121 miliardë dollarë për të financuar garancitë për bankën për deri në 10 vjetët e ardhshëm.

Dexia ishte dobësuar duke mbajtur shuma të mëdha borxhesh qeveritare veçanërisht nga Greqia, por edhe nga Italia dhe organe qeverisjeje lokale në Shtetet e Bashkuara.

Dje Presidenti francez Nikola Sarkozi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel u takuan në Berlin dhe premtuan se së shpejti do të kenë një plan global, afatgjatë dhe të shpejtë për t’iu përgjigjur krizës së borxheve.

Ata nuk dhanë hollësi për planin, për të cilin zonja Merkel tha se ende nuk ka marrë formë përfundimtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)