14 Maj 2024

Bëhët përzgjedhja e anëtarëve të rinj të Komisionit të Granteve

Prishtinë, 26 janar -  Në Ministrinë e  Financave, sot u mbajt ceremonia e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Komisionit të Granteve.

Në këtë ceremoni, përfaqësuesit e Komisionit të Granteve, bënë përzgjedhjen me short të anëtarëve të rinj për vitin 2012, në pajtim me Ligjin e Financave të Pushtetit Lokal.

Ky komision përbëhet nga pushteti qendror dhe lokal dhe përfaqësohet nga tri komuna me shumicë shqiptare dhe një komunë nga minoritetet. Për vitin 2012 anëtarë të këtij komisioni u zgjodhën kryetari i komunës së Gjilanit, Skenderajt, Junikut dhe Kllokotit.

Me këtë rast, zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu  duke  i falënderuar të gjithë të pranishmit për bashkëpunimin,  uroi që anëtarët e rinj të Komisionit të Granteve  të punojnë  me po aq përkushtim, sikurse kanë punuar  anëtarët e deritanishëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)