29 Prill 2024

BE siguron shtëpi për 12 familje të kthyera në Partesh

Prishtinë, 23 gusht - Më përkrahjen e Bashkimit Evropian, dymbëdhjetë familje të kthyera të komunitetit serb u vendosën në shtëpitë e tyre të reja në Partesh.

Përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë/PSBE, Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe Komuna e Parteshit i dorëzuan sot çelësat e shtëpive të sapo ndërtuara familjeve përfituese.

Para se të vendosen në shtëpitë e reja të mobiluara, familjet e zhvendosura kanë jetuar me vite në kushte të vështira në qendrat kolektive dhe në strehime private.  

Kthimi i 12 familjeve është pjesë e programit të përbashkët të BE-së dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim \"Kthimi dhe Ri-integrimi në Kosovë (KRK)\", i cili siguron për familjet e zhvendosura shtëpi të reja si dhe ofron mundësi për ri-integrim jetëgjatë dhe të qëndrueshëm në Kosovë.

Christof Stock, Udhëheqës i Operimeve në Zyrën e BE-së/PSBE tha: \"Të kthehesh në shtëpi nuk është vetëm të kesh kulm mbi kokë. Ky program i përbashkët i BE-së dhe Qeverisë së Kosovës përshëndet edhe rëndësinë e mirëqenies së familjeve të kthyera, duke krijuar kështu mundësi të barabarta për arsimim, qasje në kujdesin shëndetësor dhe zhvillim afarist për familjet e kthyera.\"

Radojica Tomić, Ministër për Komunitete dhe Kthim tha: \"Ngjarja e sotme konfirmon bashkëpunimin e mirë të Qeverisë së Kosovës, Ministrisë për Komunitete dhe Kthim (MKK) dhe Bashkimit Evropian. Faza e parë e këtij projekti ka përfunduar me sukses falë partnerit tonë implementues, Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Komunës së Parteshit. Do ta shfrytëzoj këtë rast për të përshëndetur pikë së pari të kthyerit dhe për t’u uruar atyre shtëpitë e tyre të reja\".

Bashkimi Evropian po kontribuon me 4 milion € dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim me 1.1 milion € në këtë fazë të projektit, i cili implementohet në komunën e Parteshit, Novobërdës, Shtërpcës, Suharekës dhe Prizrenit. Gjatë kësaj faze priten të kthehen deri në 200 familje.

Që nga viti 2003, BE-ja ka alokuar më shumë se 40 milion € për kthimin e minoriteteve dhe nevojat e tyre në mbarë Kosovën. Rreth 1,050 familje janë kthyer me ndihmën e këtij programi deri më sot.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)