14 Maj 2024

BE shkurton me 20% fondet për Ballkanin Perendimor

Beograd, 12 mars - Banka Europiane e Investimeve do të shkurtojë financimet e reja në vendet e Ballkanit Perëndimor, me arsyen se fondet e deritansishme nuk janë përdorur.

Zëvendëspresidenti i Bankës, Dario Skanapieko, në një konferencë për shtyp në Beograd, tha se kreditë e reja në Ballkanin Perëndimor mund të ulen me 20 për qind, për t’i dhënë kohë vendeve të përdorin financimet e mëparshme.

Banka Europiane e Investimeve ka nënshkruar 4.2 miliardë euro kredi për projektet në vendet e rajonit tone, për periudhën 2007-2011. Por për shkak të vonesave administrative vetëm 2.43 miliardë prej tyre u disbursuan, duke lënë rreth 1.8 miliardë euro fonde të nënshkruara, por të papërdorura.

“Ne duam të shohim një përputhje më të mirë mes kredive që nënshkruajmë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përdorimit të tyre, çka do ta bënte ndihmën më eficente,” deklaroi zvëndëspresidenti i BEI. Numri dy i BEI deklaroi se përmes kësaj strategjie banka synon të pastrojë të gjitha fondet e padisbursuara për projektet në Shqipëri, Serbi, Bosnje dhe Maqedoni.

Banka Europiane e Investimeve financon kryesisht projekte zhvillimi, që nga infrastruktura e deri tek mbështetja direkte për biznesin. Vitin e kaluar, ajo disbursoi 859 milionë euro financime në rajon, ku pjesën dërrmuese ose 67 për qind të tyre e mori Serbia.

Shqipëria është një nga vendet që përfiton më pak nga kreditë për projekte zhvillimi që jep Bashkimi Europian. Vetë qeveria shqiptare vitet e fundit ka preferuar më shumë ta orientojë huamarrjen drejt bankave islamike, për shkak të kushteve më të lehta, që vendosin këto banka në disbursime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)