28 Prill 2024

BE ndanë 1.4 mil euro për infrastrukturën urbane

Prishtinë, 5 gusht - Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian ka ndarë grantet për 19 projekt-propozime të komunave të ndryshme në Kosovë, të cilat kryesisht do të kenë si pikësynim krijimin e zonave të gjelbërta, ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore, renovimin e objekteve sportive dhe rinore, si dhe fasadat e ndërtesave publike.

Ky është raundi i parë i granteve të cilat janë përzgjedhur përmes Ftesës për Propozime për projektin e financuar nga BE-ja “Beautiful Kosovo”. BE-ja do të financojë 19 projekte në vlerë prej 1.421.511,17 euro, me të cilat pritet të krijohen vende pune për përafërsisht 600 njerëz.

Synimi i projektit të BE-së “Beautiful Kosovo” (EU-BK) është të bëhet identifikimi i projekteve të vogla dhe të mesme nëpër komuna, të cilat synojnë krjimin e vendeve të punës, posaçërsisht për të rinj dhe grupet e margjinalizuara dhe do të rezultojnë me infrastrukturës urbane.  Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në qershor të vitit 2011 ka shpallur raundin e parë të Ftesave për Propozime (FpP) për komuna.

Raundi i dytë i Ftesave për Propozime do të shpallet në vitin 2012, ku do të gjitha komunat do të ftohen për dorëzimin e aplikacioneve të reja për projekt-propozime.  Në mënyrë që të merren parasysh për financim, komunat inkurajohen që të dorëzojnë formularët e plotësuar për aplikim. 

Ky projekt i financuar nga BE-ja menaxhohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe implementohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim, në partneritet me Këshillin Danez për Refugjatë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)