28 Mars 2024

BE ndan bursa për reformimin e administratës publike

Prishtinë, 27 Korrik – Sot, Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe Ministria e Integrimeve Evropiane prezantuan gjeneratën e shtatë të përfituesve kosovarë të bursave të Skemës së Celulës së të Rinjve.

Gjithsejt 42 studentë të diplomuar kosovarë do të vazhdojnë studimet postdiplomike në universitetet e përzgjedhura të Bashkimit Evropian me bursa të Skemës së Celulës së të Rinjëve të financuar nga BE-ja, duke filluar nga tetori.

“Komisioni Evropian është i përkushtuar ta vazhdojë përkrahjen e tij për profesionistë të rinj që do ta thellojnë dijen e tyre në legjislacionin evropian dhe çështjet e BE-së në universitete të ndryshme evropiane dhe, me t’u kthyer do ta ndihmojnë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në BE,” tha Khaldoun Sinno, i ngarkuar me detyrë në Zyrën ndërlidhëse të KE-së.

Përfituesit e bursës së Skemës së Celulës së të Rinjëve për 2010 do të trajnohen në tema në sektorë specifik sikurse që është e Drejta e BE-së, ekonomia, energjia dhe ambienti, veterinaria dhe siguria e ushqimit, si dhe menaxhimi i trashëgimisë kulturore.

Kjo skemë e bursave është realizuar me sukses që prej krijimit të saj në 2004 dhe deri më tash janë dhënë 177 bursa.

Duke e përkrahur këtë program, BE-ja kontribuon në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve kosovare. Pas përfundimit të studimeve post-diplomike në universitete të ndryshme të BE-së, studentët kthehen të punojnë në shërbimin publik të Kosovës duke sjellur me vete ekspertizën specifike në një sektor.

Në përpjekjet për ta ndihmuar administratën e Kosovës që të përafrohet me standardet evropiane, programi i bursave veçon kurse post-diplomike në përputhje me nevojat e tanishme të qeverisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)