17 Maj 2024

BE miraton planin për financimin e ndihmave për të varfërit

Bruksel, 15 nëntor - Bashkimi Evropian (BE) ka arritur të eliminojë ngërçin që do t’i kishte dhënë fund më 1 janar një programi për ndihma ushqimore, nga i cili përfitojnë 18 milionë nga banorët më të varfër të Bashkimit.

Në një takim sot në Bruksel, Gjermania hoqi dorë nga kundërshtimi ndaj programit, pasi kishte thënë më parë se fondet e bllokut nuk duhen përdorur për financimin e këtyre ndihmave. Programi do të vazhdojë tani deri në vitin 2013.

Në të kaluarën, ndihmat shpërndaheshin në formën e tepricave ushqimore nga buxhetet bujqësore. Por rënia e fitimeve nga prodhimi ushqimor vitet e fundit e ka detyruar Bashkimin të blejë furnizime për masat në nevojë.

Para se të ndryshonte qëndrim, Gjermania qëndronte përkrah Britanisë, Republikës Çeke, Danimarkës, Holandës dhe Suedisë në kundërshtimin e tyre ndaj programit. Tani të gjitha këto vende kanë vendosur ta mbështesin programin për 2 vjetët e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)