19 Prill 2024

BE: Ministrat e Financave konsultohen për tregun financiar

Bruksel, 17 prill - Me konsultimet për një rregullim më të fortë të tregut financiar, ministrat e financave të Bashkimit Europian  vazhdojnë takimin e tyre në kryeqytetin spanjoll, Madrid.

Qëllimi është që të mbikqyren koncernet që të mos bëhet e mundur më përsëritja e një krize globale, thuhet nga Madridi.

Në Shtetet e Bashkuara Presidenti Barack Obama kërkon me ngulm lidhje më të ashpra për të ashtuquajturën tregti me derivatet. Letrat me vlerë

të lidhura me pasuritë e patundshme ose me çmimet e lëndëve të para dhe kurset e aksioneve vlerësohen si shumë spekulative.

Rënia e vlerës së tyre ishte një nga arsyet kryesore për krizën financiare globale më të fundit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)