16 Maj 2024

BE mbështet zhvillimin dhe punësimin në komunat e Kosovës

Prishtinë, 25 maj - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dhënë grante në vlerë prej 1.6 milion eurosh për 14 propozime projektesh nga komunat e Kosovës.

Projektet e fituara i përkasin fushëveprimeve të ndryshme, duke filluar nga ndërtimi i parqeve dhe trotuareve deri te rinovimi i qendrave për rini dhe sport, pastrimi dhe riparimi i varrezave, fasadat e ndërtesave publike dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore.

Ky është raundi i dytë i granteve të përzgjedhura përmes skemës së të cilave “Kosova e Bukur”, projekti i financuar nga BE-ja, pritet të krijojë mundësi për 600 vende të reja pune. Raundi i parë i granteve ka mundësuar po ashtu vende pune për rreth 600 persona. 

Qëllimi i projektit të BE-së, “Kosova e Bukur”, është të identifikojë projektet e madhësisë së vogël dhe të mesme në komunat që synojnë krijimin e vendeve të punës, veçanërisht për grupet e të rinjve dhe ato të margjinalizuara, si dhe të përmirësojë infrastrukturën urbane.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka lansuar këtë raund të dytë të skemës së granteve për komunat në mars të vitit 2012.

Gjatë raundit të parë dhe të dytë të skemave të granteve për komuna, Zyra e BE-së ka dhënë 33 projekte komunale që të implementohen nëpër tërë territorin e Kosovës.

Deri në fund të implementimit të këtyre dy skemave të granteve, BE-ja pritet që të investojë 3 milion euro dhe të krijojë rreth 1200 vende të reja pune afatshkurta dhe më shumë se 30 vende të reja pune afatgjata.

“Kosova e Bukur” është një projekt i financuar nga BE-ja, i cili menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i cili implementohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM). Nga këto projekte përfiton Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Shpërndarja e projekteve nëpër Rajonet Ekonomike është si në vijim:

Rajoni ekonomik i Veriut:
Mitrovicë: Rindërtimi i trotuareve dhe krijimi i fushave të gjelbra;
Skënderaj: Rehabilitimi i Zyrës së Komunitetit në fshatin Banjë dhe rehabilitimi i sheshit kryesor Adem Jashari;
Vushtrri: Rehabilitimi i oborrit të shkollës fillore “Anton Çajupi”;
Leposaviq:  Kompleksi rekreativ sportiv "Kopaonik" në Leshak;
Zubin Potok: Rindërtimi i qendrës kulturore në Zubin Potok.

Rajoni ekonomik i Jugut:
Prizren: Rehabilitimi i minares Arasta;
Malishevë: Ndërtimi i trotuarit me fushë të gjelbër.

Rajoni ekonomik i Lindjes: 
Kamenicë: Rehabilitimi i shtratit të lumit Krivareka;
Partesh: Ndërtimi i sheshit të qytetit në Partesh.

Rajoni ekonomik i Perëndimit:
Gjakovë: Varrezat e qytetit të Gjakovës.

Rajoni ekonomik i Qendrës:
Prishtinë: Krijimi i parkut "Arbëria";
Obiliq: Krijimi i parkut të vogël të qytetit;
Graçanicë: Ndërtimi i Famullisë në Dobrotin.

Tri projekte të tjera janë përfshirë në listën rezervë të implementimit për t’u implementuar në rast të disponueshmërisë së fondeve në komunat vijuese:

Rajoni ekonomik i Jugut:
Suharekë: Rindërtimi i oborrit të qendrës kryesore për kujdes familjar

Rajoni ekonomik i Qendrës:
Shtime: Restaurimi i ndërtesës për muzeun dhe bibliotekën,

Rajoni ekonomik i Lindjes:
Ferizaj: Bregu i shkëlqyeshëm i lumit përgjatë Bifurkacionit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)